Skandal/ Certifikatat në internet, rrezikohen të dhënat personale

Të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë të rrezikuara dhe të aksesueshme nga të gjithë.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili thotë se mund t’i aksesosh të dhënat shumë kollaj.

“Të dhënat private të gjendjes civile të qytetarëve shqiptarë, në pazar në narkoshtetin e Kakistokracisë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje dr. Gjatë një kërkimi të thjeshtë në internet, vura re se sa e thjeshtë është të aksesosh në të dhënat personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Nëse në YouTube kërkon: “Regjistri i Gjendjes Civile”, janë disa video ku tregohet se si mund ta shkarkosh e të kesh akses në të dhënat personale të çdokujt. Kjo tregon se sa të pasigurta janë të dhënat tona.”-thotë qytetari.

Më tej, ai jep edhe linkun nga ku mund të shkarkohet Regjistri i Gjendjes Civile.

“Çdo person mund ta bëjë një kërkim të tillë dhe mund të ketë akses tek këto të dhëna që duhet të jenë në mënyrë të rreptë diskrete. Po ju çoj linkun e videos në YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=FLYF7fKW_DE, po ashtu edhe linkun se ku mund të shkarkohet Regjistri i Gjendjes Civile:

http://gjendjacivile.blogspot.com/…/shkarko-gjendjen-civile…

Privatësia dhe të dhënat personale në rrezik. Ky informacion mund të përdoret nga kushdo për arsye dhe qëllime të ndryshme që mund të dëmtojmë qytetarët nga persona dashakeq

Shpresoj që ta bëni publik këtë skandal dhe rast të paprecedentë në çështjen e sigurisë së të dhënave personale”-shkruan ai

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...