10 zakone jetese si të dobësoheni pa bërë asgjë

Janë të shumta studimet që tregojnë se në fakt dietat afatshkurtra nuk çojnë në një peshë ideale apo shëndet të mirë.

Përgjithësisht e gjithë pesha që humbisni me dieta rifitohet po aq shpejtë sa e humbët.

Prandaj për të mbajtur një peshë normale ka të bëjë më zgjedhjet e duhura për të bërë një jetë të shëndetshme duke konsumuar çdo lloj ushqimi, por në sasinë e duhur. Gjithashtu orari kur konsumoni, sa aktivitet kryeni dhe sa lëvizni gjatë ditës në këmbë ndikon ndjeshëm në treguesin e peshës tuaj.

Prandaj mësoni këto zakone të mira jetese dhe përfshijini në përditshmërinë tuaj për t’u dobësuar dhe të shmangni sëmundjet dhe hiqni dorë nga dietat e rënda ushqimore.

1. Hani ngadalë dhe përtypni mirë. Një studim zbuloi se njerëzit që hanë shpejt, gjithashtu fitojnë peshë më shpejt se ata që hanë ngadalë. Ngrënia ngadalë dhe përtypja e mirë do ju bëjë të ndiheni të plotë edhe kur keni ngrënë më pak. Nëse jeni mësuar të hani shpejtë filloni me ngadalë të përtypni ushqimin deri sa të bëhet një zakon normal që do të rrjedh natyrshëm.

2. Pini ujë rregullisht. Uji është thelbësor për të qenë i shëndetshëm. Pirja e një gotë ujë para një vakti mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë duke ju bërë të ndiheni më të plotë, kështu që nuk do të konsumoni kalori të tepërta.

3. Shërbejeni ushqimin në pjata të kuqe. Kjo mund të duket e çuditshme, por një eksperiment zbuloi se njerëzit pinë më pak nga gota me ngjyrë të kuqe dhe hëngrën më pak nga pjata me ngjyrë të kuqe në krahasim kur ju shërbye e njëjta gjë në gota dhe pjata të bardha apo blu. Një arsye e mundshme për këtë mund të jetë se ne e perceptojmë ngjyrën e kuqe si një sinjal për të ndaluar.

4. Shmangni pijet me sheqer. Sheqeri i shtuar është fajtori më i madh për një sërë problemesh që lidhen me shëndetin, duke filluar nga diabeti dhe obeziteti deri te sëmundjet e zemrës. Pirja e vetëm një pije të gazuar do të bëjë që ju të tejkaloni limitin e rekomanduar ditor të sheqerit. Në vend të kësaj, pini pije të shëndetshme si çaji jeshil, kafe ose lëngje frutash të shtrydhura.

[I ngjashëm: Jennifer Garner konsumon gjithmonë këtë mëngjes për të qëndruar në formë ]
[I ngjashëm: Kjo është dieta ushqimore që do shpëtojë planetin tonë ]

5. Hani pa u shpërqendruar nga gjërat rreth e rrotull. Po të hani duke parë televizor apo duke u hutuar në gjëra të tjera atëherë ka gjasa që do të hani më shumë dhe do të mbingopeni. Por nëse konsumoni ushqimin duke u përqendruar tek ai, ka shumë mundësi që të konsumoni më pak kalori dhe të jeni më të vëmendshëm ndaj asaj që po hani.

6. Hani 2 vezë në ditë. Një studim i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Obesitetit zbuloi se nëse konsumoni vezë për mëngjes kjo do të rrisë shanset për t’u dobësuar. Kjo është për shkak se përmbajtja e lartë e proteinave në vezë ju ndalon të ndiheni të uritur për një periudhë më të gjatë kohore.

7. Hani mëngjes çdo ditë. Duke pasur parasysh nxitimin në mëngjes, ndonjëherë mund të kalojmë mëngjesin ose të mos hamë sa duhet. Kjo praktikë është e dëmshme për shëndetin tonë të përgjithshëm. Të hahet mëngjesi jo vetëm që ju jep energji të mjaftueshme për të filluar ditën tuaj, por gjithashtu ul shanset për të marrë diabetin, obezitetin dhe të zhvilloni sëmundje të zemrës. Studimet kanë treguar se mëngjesi ndihmon me humbjen e peshës.

8. Përtypni çamçakëzin me mente nëse keni uri. Shija e mentes largon urinë dhe do ju bëjë të konsumoni më pak ushqim kur të vij vakti.

9. Hani në një vend të mirë. Një tavolinë e rregullt dhe një dhomë e ndriçuar mirë ndihmon njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme ushqimore.

10-Hani më shumë se 3 herë në ditë. Në vend që të konsumoni 3 vakte të mëdha dhe super të rënda hani pak më shpesh dhe nga pak. Kjo do ju jap mundësinë që ju ta tresni atë që konsumoni dhe të mbani një peshë konstante. Konsumoni nga një gjë të vogël dhe shëndetshme çdo 3 orë dhe do të shihni ndryshimin. Gjithashtu njerëzit që hanë vetëm një herë apo dy herë në ditë shtojnë më shumë peshë se sa ato që konsumojnë vakte më të shpeshta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...