4 PERSONA HUMBEN JETEN NE LIQENIN E SHKODRES, POLICIA I BEN THIRRJE BANOREVE

Pasditen e se dieles humben jeten 4 persona ne Liqenin e Shkodres ku behet me dije se nje varke eshte permbysur dhe personat qe gjendeshin ne te ishin shtetas malazez.

Ne lidhje me kete ngjarje te rende nga policia e Shkodres behet me dije se u kane ofruar ndihmen e tyre pales malazeze ne lidhje me kete ngjarje te rende. Ne komunikaten zyrtare te policise shkruhet:
Pas nje lajmi te dhene neper mediat vizive dhe te shkruar ju bejme me dije se:

“Mbasi komunikuam me piken e kontaktit ne Mal te Zi, na u konfirmua se ne nje varke ne zonen e Zetes ne grykederdhjen e lumit Marraça te Mal te Zi, ka pasur 9 persona, te cilet kishin dale per shetitje. Varka eshte permbysur dhe kane humbur jeten 4 persona 1 eshte gjetur dhe per 3 vazhdojne kerkimet. I afruam mbeshtetjen tone pales malazeze ne rast nevoje.

Nderkohe ne vijimsi edhe qytetareve ne komunikate u eshte bere thirrje qr te mos dalin per lundrim ne liqen.

“Policia e Shtetit, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit ju ben thirrje banoreve te zones ne bregliqen, qe te mos dalin ne liqen deri ne permirsimin e kushteve atmosferike”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...