“Tre ditë mësim bëra”, mësuesja pushohet nga puna për arsyen absurde

Një mësuese në qarkun e Elbasanit është pushuar nga puna sepse mësuesit e tjerë nuk e donin dhe ata kishin votuar, që ajo të largohej nga puna.

Edhe pse mësuesja Nertila Kaso ka përfunduar studimet e larta në Bachelor dhe Master për mësuesi të ciklit të ulët, ajo sërish është pushuar nga puna për një arsye, e cila vetëm absurde mund të cilësohet.

Mësuesja punoi vetëm tri ditë në shkollën 9-vjeçare “Hysen Polaku” në Papër Sallak dhe më pas drejtoresha e kësaj shkolle e pushoi duke i thënë se mësuesit e tjerë nuk e duan dhe nuk e kanë votuar.

Nertila në rrëfimin e saj thotë:

Kam mbaruar shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, pedagogjiken, jam e diplomuar në bachelor mësuesi, jam e diplomuar në Master Shkencor për mësuesi arsim fillor, pastaj kam marrë licencën,

kam bërë një vit stazh në Papër Sallak këtu në këtë shkollë ku unë jam sot dhe kam marrë nga Drejtoria Arsimore vlerësim 3.7 shumë mirë. Pasi i kam mbaruar gjithë këto, kam fituar të drejtën time në DAR të kërkoj punë.

Dhe në datë 5 Dhjetor më thirri drejtoresha e shkollës dhe bashkë me Alqi Çabirin më kanë drejtuar si mësuese ndihmëse në shkollë Papër Sollak edhe Panjun, në të dyja shkollat.

Tre ditë mësim bëra në shkollën e Papër Sallakut, drejtoresha më ka thirrur një ditë dhe më ka thënë ti nuk do të vazhdosh më punë sepse kolektivi ty nuk të ka votuar.

Kolektivi mua më ka votuar ditën e parë, drejtoresha kishte mbledhur kolektivin dhe kishte thënë që Nertilën do ta votojmë sot. Ato kishin votuar, të gjithë kundër dhe 5 mësues nga Papër Sollaku.

Ndërkohë, që në Drejtorinë Arsimore kanë shkuar vetëm 3 firma për mua. Pastaj shkoj te Alqi Çabiri, ai më tha që drejtoresha bashkë me kolektivin ty nuk të kanë pranuar si mësuese ndihmëse”.

Kurse banorët e tjerë të fshatit thanë se e duan mësuese Nertilën që të japë mësim, pasi është e diplomuar dhe për më tepër ka ndjekur studimet Master, që mësuesit e tjerë të shkollës nuk e kanë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...