Peshonte vetëm 29 kg, tani “superyll”

Kur ishte në moshën 16-vjeçare, Annie Windley peshonte vetëm 29 kilogramë dhe çdo ditë ajo humbiste në peshë.

21-vjeçarja u shtrua në spital pesë herë, ndërsa trupi i saj i uritur ushqehej në prag të vdekjes. Megjithatë, mrekullisht ajo arriti të mundë çrregullimin pas ngrënies së një çokollate të vetme në “Lindt bar”, ku ajo kishte qenë një mbrëmje. Pas konsumimit të çokollatës vajza kuptoi se nuk kishte shtuar peshë dhe theu mitin e frikës për të ngrënë normalisht ushqimin.

Tani Annie peshon 45 kg dhe ka rrëfyer betejën e saj me anoreksinë. “M’u desh të haja ushqime, ndërsa më parë dridhesha fizikisht dhe betohesha kundër pjatës, madje shqetësohesha kur në dhomë më sillnin ushqim”, tha ajo.

“Diçka kaq e vogël ishte një punë e madhe për mua, pasi më parë nuk mund as të shihja ushqimin pasi ose do ta villja nëse e konsumoja, ose do të shmangia çdo gjë me yndyrën që më shtonte peshën.

Mua më thanë madje se rrezikoja një atak kardiak, sepse isha kaq i vogël. Unë mezi mund të ngrihesha, por duke parë fotot e mija skandaloze kuptova se po zvogëlohesha ditë pas dite”, shtoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...