Iku në Amerikë bashkë me familjen për një jetë më të mirë, ja si duket pas 2 vitesh

Kompozitori i njohur shqiptar, Shpëtim Saraci, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

pas shpërnguljes nga Shqipëria prej dy vitesh për një jetë më të mirë, nuk është dëgjuar më prej asaj kohe me punët e tij artistike këtu në vendin e tij.

Së fundmi, një foto të tij e ka postuar në rrjetet sociale Ilir Hoxholli, për të cilin ka shkruar krahas fotos:

“Njeri i mirë, njeri profesionist! Respekte dhe suksese…”

Saraçi në media më herët, u shpreh se këtë hap, do ta bënte për të ardhmen e fëmijëve të tij, për shkollimin e tyre në një sistem të konsoliduar arsimor.

“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët tanë të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative.

Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite (ku pësova edhe trauma shëndetësore,

që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, tha Saraçi, teksa shprehte keqardhjen që i duhet të diskutonte të qëndronte apo të largohej nga vendi i tij, ku ndërtoi një karrierë të gjatë e të suksesshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...