Një adoleshent është bërë milioner brenda natës, pa lëvizur as gishtin më të vogël për t’i fituar.

Dane Gillespie mund të quhet pa frikë si djali më fatlum në Belfast tani.

18-vjeçari ishte duke pritur një çek prej £ 8,900 nga gjyshja e tij dhe për këtë arsye ishte duke kontrolluar online llogarinë e tij bankare.

Por në vend të parave që priste, ai mori një surprizë të këndshme pasi zbuloi se ishte pranuesi i lumtur i 10 milion eurove. Të paktën për disa orë.

Nëna e tij, Caroline, u shpreh për Belfast Live:

Djali im mendoi se u bë milioner për disa orë. Në llogarinë e tij të mërkurën në mëngjes kishte 10 milion euro…Ai është vetëm 18 vjeç. Pak më vonë, burri im më dërgoi me fotografi detajet e llogarisë së tij bankare. Nuk po u besonim syve.”

Gjithsesi, statusi i milionerit për studentin në Belfast zgjati vetëm për pak orë pasi banka e rregulloi shpjet gabimin që kishte bërë me shumën.