Një grua 55-vjeçare është tmerruar kur ka parë se në kokën e saj kishte një larvë pasi ishte kthyer nga udhëtimi në Afrikë. Turistja, kur u kthye në Britani të Madhe nga Uganda, shkoi te mjeku pasi mendonte se ishte pickuar nga ndonjë insekt në kokë.

Vendi ku ndjente dhimbje i ishte enjtur dhe fillimisht mori me antibiotikë për infeksion, raporton Mirror.

Por, kontrolli i dytë që bëri në spital zbuloi realisht çfarë kishte ndodhur. Brenda lëkurës, 55-vjeçarja kishte një larvë.

Mjekët nxorrën larvën prej andej dhe e dërguan për ekzaminim. Një mjek specialist ka thënë se ndoshta gruas i ishte ngjitur larva nga ndonjë peshqir që ka përdorur gjatë udhëtimit të saj në Afrikë.

Farah Shahi shpjegoi se një kërmill apo një mizë mund të kishte lënë vezët në peshqir, dhe këtë të fundit më pas e ka përdorur 55-vjeçarja për të tharë flokët. Brenda kokës së saj, mjekët i hoqën edhe një kërcuall përmes ndërhyrjes kirurgjikale.