Shërohet bebja 11 ditëshe pas ndërhyrjes së rrallë

Një bebe vetëm 11 ditëshe gëzon shëndet të plotë, falë ndërhyrjes së mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Lajmin e mirë e dha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.

”Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë”, thekson ministrja.

Manastirliu nënvizoi ndër të tjera se: ”Falë investimit të fundit të MSHMS-së për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë i mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUT, bebja sot gëzon shëndet të plotë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...