Një anomali e zbuluar kohët e fundit në softuerin e FaceTime të Apple po krijon një situatë aspak të këndshme tek përdoruesit e iPhone-ve.

Kështu, thuhet se Face Tume po i lejon përdoruesit e iPhone t’i dëgjojnë personat të cilët janë duke telefonuar, edhe pse ata nuk kanë zgjedhur të përgjigjen.

Sipas Guardian, Apple e ka mbyllur përkohësisht funksionalitetin e video-telefonatave në grup në aplikacionin FaceTime, ndërkohë që përpiqet të rregullojë gabimin.

“Buburreci”që ka pushtuar aplikacionin i lejon përdoruesit gjithashtu që edhe të shohin nga kamera e personit që po telefonojnë edhe pse ai nuk është përgjigjur akoma.

Anomalia u zbulua ishte fillimisht nga Benji Mobb, i cili e shpërndau në Twitter dhe më pas u testua nga një gazetar i CNBC, Todd Haselton.

Haselton përdori një iPhone për të thirrur redaktorin e tij duke përdorur aplikacionin FaceTime të Apple dhe u përgjigj po vetë nga celulari i tij.