Marina Vjollca “u zhduk”, Vllaznia “gjen” një tjetër prezantuese- tifoze të saj

Deri para pak kohësh ka qenë Marina Vjollca, prezantuesja që në çdo moment “i bënte reklamë” Vllaznisë duke thënë sa herë që i jepej mundësia se ishte tifoze e skuadrës shkodrane. Por ka disa kohë që ai i mungon ekranit, të paktën në emisionet sportive dhe dashje pa dashje kjo ka rënë në sy të tifozëve kuqeblu. Por në fakt, kjo nuk ka zgjatur shumë.

 

Tashmë një tjetër tifoze e zjarrtë dhe po aq sexy e ka zëvendësuar atë. Për koinçidencë, edhe ajo është prezantuese sportive. Bëhet fjalë për Lejla Krajën, shkodranen e lindur në Amerikë.

 

Ajo bie shpesh në sy për pamjen e saj, fizikun perfekt dhe tërheqës. Ka lindur në Kaliforni, por është rikthyer në vendin ku kanë lindur prindërit e saj për të vazhduar pasionin që ka për televizionin. Moderatorja Lejla Kraja është një ndër prezantueset sportive që po bën për vete jo vetëm futbollistët, por edhe tifozët. Bukurinë e saj e ka shfaqur edhe në konkurse bukurie ku ka përfaqësuar Kaliforninë në “Miss Amerika 2017”.

 

 

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si u bë pjesë e televizionit dhe vendosi të qëndrojë në Shqipëri.

 

Meqë ka zgjedhur të prezantojë sportin, e pyetur nga moderatorja Magjistrari se me kë bën tifo në Shqipëri, ajo është shprehur: “Babai im ka qenë futbollist me Vllazninë dhe me Lezhën dhe prandaj gjithmonë më ka tërhequr stadiumi.

 

Ndeshjet e kombëtares shqiptare të dhurojnë një adrenalinë shumë të madhe, prandaj dhe jam bërë shumë tifoze. Në Shqipëri sigurisht që jam tifoze me Vllazninë, pavarësisht se nuk janë në kategorinë superiore, por shpresoj të jenë sezonin tjetër.

 

Ndonëse nuk po kalon momente të mira, unë sërish jam me Vllazninë dhe do të jem me të gjithmonë”.

 


© shkodrasport.com

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...