2018-TA, BASHKIA SHKODËR TË ARDHURA 702 MILION LEKË

Në bilancin e saj për vitin 2018 bashkia e Shkodrës ka rritur të ardhurat e saj nga taksat vendore me 702 milion lekë të reja.Drejtori i te ardhurave në bashki Blendi Gjylbegaj thotë se krahasuar me vitin 2017 kur nga taksat vendore u vjelën 612 milion,

këtë vit bëhet fjalë për një rritje të ardhurash me 90 milion lekë të reja ku sipas Gjylbegaj kjo ka ardhur falë angazhimit të institucioneve përgjegjëse të cilët kanë rritur kontrollet dhe inspektimet tek bizneset dhe më gjërë

Njësia administrative me përformancën më të mirë përsa i përket të ardhurave ka qenë zona turistike e Velipojës , ku për 2018-ën janë mbledhur 10 milion lekë më shumë se një vit më parë

Muaji Qershor sipas Gjylbegaj ka shënuar rritjen më të lartë të të ardhurave për faktin se është në këtë muaj është afati i fundit i pagesës së taksave dhe detyrimeve nga ana e bizneseve

Ndërkohë edhe nga njësitë e tjera vendore sipas Gjylbegaj ka patur rritje të ardhurash të cilat do të përkthehen në investime publike për qytetarët

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...