Një aksident ka ndodhur në Shkodër në orët e mëngjesit pranë konviktit “safet Spahia” në rrugën Edit Durham. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për disa minuta është krijuar një trafik si shkak i bllokimit të rrugës pas aksidentit.

Sipas burimeve nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Personat që ndodheshin brenda mjeteve janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.