Shira dhe stuhi në të gjithë Shqipërinë, ja çfarë parashikohet të ndodhë

Temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë dhe i ftohti i madh me sa duket ka kaluar.

Reshjet na kanë shoqëruar ditët e fundit, teksa pritet të mos ndalojnë edhe në ditët në vijim.

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik e cila do të sjellë reshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Hënë 28 Janar 2019
Fillimi i javës datë 28 Janar 2019 vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti i cili do të pasohet reshje shiu me stuhi në zonën perëndimore dhe rritje të temperaturave. Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi maksimale deri në 15-25 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i lartë deri në 6- 7 ballë me lartësi vale 2,0 – 4,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -3/6°C
Zonat e ulëta 7/16°C
Zonat bregdetare 8/16°C

E Hënë 28 Janar 2019
Kosova për ditën e hënë datë 28 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -5°C në mëngjes deri në 5°C gradë celsius në mesditë.

E Martë 29 Janar 2019
E martë datë 29 Janar 2019 moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të herë pas hershme. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 8-10 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i lartë deri në 4-5 ballë me lartësi vale 1,0 – 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime .

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/6°C
Zonat e ulëta 7/15°C
Zonat bregdetare 8/15°C

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...