Shqiptarë që strehuan hebrenjtë: 75 pemë rriten në Jerusalem, secila prej tyre është memorial për një hero shqiptar

Shqipëria, vendi i vetëm me shumicë myslimane në Evropë, ishte gjithashtu kombi i vetëm evropian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebreje, shkruan një nga faqet më të njohura hebraike, aish.com.

Yad Vashem (Qendra Botërore Përkujtimore e Holokaustit – WHRC), ka njohur 75 shqiptarë. Duke patur parasysh se Shqipëria është një vend i vogël dhe komuniteti hebraik i paraluftës ishte vetëm 200 persona, ky numër është shumë i madh. Një hebre gjatë Lu.ftës së Dytë Botërore kishte të paktën 10 herë më shumë të ngjarë të shpëtohej në Shqipëri sesa në qendrat e mëdha hebraike si Lituania dhe Polonia. Shqiptarët gjithashtu shpëtuan qindra refugjatë hebrenj, të cilët erdhën në vend nga Gjermania, Austria, Greqia dhe vende te tjera.

Një burim i kësaj trimërie të pabesueshme në Shqipëri ishte kodi lokal në bazë të të cilit qeveriset edhe sot pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare. Kanuni është një sistem i lashtë aleancash që ka çuar ne gja.kderdhje të tme.rrshme dhe dhu.në. Por, lufta është vetëm mes burrash; zakonet shqiptare thonë se gratë dhe fëmijët nuk preken.

”Kur shqiptarët panë se nazistët po vr.isnin gra dhe fëmijë”, shpjegon Prof. Eliezer Papo, një historian në Universitetin Ben Gurion të Izraelit, ”ata u tmer.ruan”.

”Burrat që vr.asin burra të tjerë është pjesë e jetës në traditën shqiptare”, thotë profesor Papo, ”ndërsa vënia e grave në shënjestër është një gjë e shëmtuar”.

Një aspekt tjetër unik i këtij ligji fisnor shqiptar është Kodi i Besës, që kërkon mbrojtjen e miqve.

Shqiptarët, të cilët ndjekin zakonin e Besës, shpesh ishin të gatshëm të bënin çdo gjë, përfshi vënien në rrezik të jetës së tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur miqtë.

Kjo paraqiste rreziqe të mëdha.

”Gjermanët sundonin në Shqipëri dhe në çdo pemë apo shtyllë elektrike ne pamë partizanë të va.rur, pjesa më e madhe të ekzekutuar për të frikësuar njerëzit që ata të mos fshihnin partizanë dhe hebrenj”, kujton Aron Aladjem, i cili u shpëtua së bashku me familjen e tij nga shqiptarë, të cilët vunë jetën e tyre në rrezik dhe hapën shtëpitë për hebrenjtë.

Aron Aladjem ishte 10 vjeç në 1943, kur ai dhe prindërit e tij Nissim dhe Sarah Aladjem ikën nga Bullgaria për të ardhur në Shqipëri. Ata u kapën nga pesë policë shqiptarë të cilët po bashkëpunonin me forcat push.tuese. Por, në vend që t’ia dorëzonin familjen autoriteteve pushtuese, policët shqiptarë i dërguan hebrenjtë e tmerruar te shqiptarët lokalë të cilët i strehuan.

Për vite të tëra, kjo dhe histori të tjera për heroizmin e shqiptarëve kaluan në heshtje. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, shumë shqiptarë e patën të vështirë të flisnin për jetën e tyre gjatë lu.ftës. Sot po bëhen të njohura gjithnjë e më shumë hollësi për shqiptarët të cilët shpëtuan hebrenj.

Vesel dhe Fatime Veseli, si edhe tre djemtë e tyre Hamidi, Refiku dhe Xhema, kanë dëshmuar historinë e tyre të shpëtimit të refugjatëve hebrenj. Përpara luft.ës, familja punësoi të paktën dy hebrenj dhe që të dy refugjatët ishin nga Jugosllavia. Joseph Ben Joseph punonte për Hamidin në dyqanin e tij të veshjeve dhe Moshe Mandil punonte për Refikun në studion e tij fotografike.

“Me ardhjen e pushtimit gjerman në vitin 1943, të dy familjet hebraike u shpërngulën në shtëpinë e familjes sonë, në Krujë”, kujtoi Hamidi dhe Xhemal Veseli.

Vëllezërit shpjeguan se si funksiononin shpëtimet në atë kohë.

“Xhemali i shoqëroi prindërit ditë dhe natë për 36 orë derisa arritën në shtëpinë e familjes tonë. Ne i veshëm ata si fshatarë”, kujton Veseli.

“Dy ditë më vonë, i transportuam fëmijët në Krujë. Gjatë ditës, më të mëdhenjtë i fshehëm në një shpellë, në malet pranë fshatit tonë. Fëmijët luajtën me fëmijët e tjerë të fshatit. E gjithë lagjja e dinte se ne po strehonim hebrenj. Gjithashtu, kishte edhe familje të tjera hebreje që po strehoheshin në zonë. Një ditë, gjermanët ishin duke kryer kërkime shtëpi më shtëpi për një ar.më të humbur. Ata nuk e gjetën kurrë ar.mën dhe e ekzeku.tuan ushtarin që e kishte humbur atë”.

Familja Veseli vazhdoi t’i strehonte dy familjet hebreje për nëntë muaj, deri në përfundim të luftës. Ata kanë ruajtur kontaktet me familjen Mandil që më vonë u zhvendos në Izrael.

Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, familja Veseli shpjegon veprimet e saj në lidhje me kodet e nderit të Shqipërisë për të qënë mikpritës ndaj personave në nevojë.

“Katër herë i kemi hapur dyert tona, ne shqiptarët”, thonë vëllezërit.

“Së pari, për grekët gjatë krizës së urisë së Luftës së Parë Botërore, pastaj për ushtarët italianë të bllokuar në vendin tonë pas dorëzimit të tyre tek Aleatët, pastaj për hebrenjtë gjatë push.timit gjerman dhe së fundmi, për refugjatët shqiptarë nga Kosova që iu shpëtuan serbëve”, shtojnë ata.

Refik Veseli është shqiptari i parë i nderuar me titullin ”Të Drejtë Mes Kombeve” nga Yad Vashem (WHCR) në vitin 1987.

Një nga fëmijët që ai shpëtoi, Gavra Mandil, u rrit në Izrael dhe në vitin 1987 bëri një apel personal për presidentin autokratik të Shqipërisë në atë kohë për të lejuar familjen Veseli për të shkuar në Izrael dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit. Çuditërisht, presidenti i Shqipërisë ra dakord, dhe Refiku dhe gruaja e tij u lejuan të udhëtonin në Jerusalem. Në vitin 2004, pas publikimit së dokumentacioneve shtesë, Yad Vashem e nderoi Hamid dhe Xhemal Veselin me titullin ”Të Drejtë mes Kombeve”.

Një familje tjetër shqiptare e gatshme për të rrezikuar jetën dhe shpëtuar hebrenjtë ishte edhe familja Hoxha, që strehonte Aron Aladjemin dhe prindërit e tij që, pasi u arrestuan nga policia shqiptare, iu dorëzuan vendasve simpatizantë dhe jo autoriteteve pusht.uese.

Nuro Hoxha ishte një mësues mysliman dhe njeri i fesë. Pavarësisht faktit se një festë e rëndësishme myslimane po afronte, ai mbylli dyqanin e tij të ëmbëlsirave në një prej ditëve më me xhiro të vitit dhe mori familjen Aladjem në shtëpinë e tij duke boshatisur një dhomë për ta. Djali më i madh i Nuros, Sazani, kujton se si ishte të jetoje në atë kohë: ”Më kujtohen ato kohë të tmerr.shme kur nazistët erdhën në Vlorë dhe hebrenjtë filluan të fshiheshin. Isha vetëm 10 vjeç”.

”Babai im strehoi tre breza hebrenjsh. Ata ishin të gjithë miqtë e tij. Më kujtohen fjalët e babait për ata që mori në shtëpi: ‘Tani ne jemi të gjithë një familje. Ju nuk do të vuani nga asnjë e keqe. Djali im dhe unë do t’ju mbrojmë juve nga rreziku me jetën tonë’. Ne i fshehëm familjet në bodrumet nëntokësore që ishin poshtë shtëpisë sonë të madhe. Aty gjendeshin tre breza të familjes së Ilia Solomonit dhe Mojsi Negrinit (dy prej familjeve hebreje që ata strehuan), në total 12 persona. Kishte edhe të tjerë, por nuk më kujtohen emrat… Ishte puna ime të gjeja ushqim për familjet në bodrum dhe të blija gjërat e nevojshme. Të gjithë banorët e Vlorës ishin antifashistë dhe të gjithë e dinin se shumë familje po strehonin hebrenj”.

Nuro Hoxha është vlerësuar me titullin ”Të Drejtë Mes Kombeve” në vitin 1992. Djali i Nuros, Rexhep Hoxha, beson se është thelbësore që njerëzit të kujtojnë veprimet e babait të tij.

”Gjyshi im ishte një klerik mysliman. Për atë, të largohej nga shtëpia dhe të krijonte hapësirë për këto familje hebreje, nuk kishte tolerancë më të bukur”, shpjegon ai.

Në vitin 2000, Rexhepi bëri veprimin e tij të miqësisë, duke u kthyer tre libra hebraikë lutjesh, që familja e Aladjemit kishte lënë në shtëpinë e tij, tek pasardhësit e tyre në Izrael.

Dhënia e Besës ishte kaq e përhapur në Shqipëri sa disa hebrenj nuk kishin nevojë as të fshiheshin, me besimin se fqinjët e tyre shqiptarë nuk do t’i dorëzonin kurrë ata. Një hebre shqiptar, Rafael Jakoel, kujton më vonë momentin kur në vitin 1943 ushtarët gjermanë u futën në Shqipëri. Rafaeli dhe kunati i tij u takuan me kryetarin e bashkisë së qytetit të tyre, Vlorës.

”Për sa kohë që do të jeni këtu, ju nuk keni pse të shqetësoheni, por gjermanët janë gjermanë, kështu që më mirë shkoni në kryeqytet”, u kishte thënë kryetari i bashkisë.

Rafaeli dhe kunati i tij shkuan në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, dhe u takuan atje me Xhafer Devën, ministrin e Brendshëm të Shqipërisë në qeverinë fashiste, që po bashkëpunonte me gjermanët. Ministri Deva u tregoi kunetërve hebrenj një listë të hebrenjve që autoritetet gjermane i kishin kërkuar. Ministri nuk ua dha kurrë gjermanëve këtë listë.

Anëtarët e tjerë të familjes Jakoel u fshehën nga nënkryetari i bashkisë së qytetit të tyre, Vlorës. Fëmijët e Jakoelëve luanin me fëmijët e nënkryetarit të bashkisë dhe hiqeshin sikur ishin edhe fëmijët e tij.

Pas luftës, Rafael Jakoel, si shumë hebrenj të tjerë shqiptarë, iku në Izrael.

Historianët dhe hulumtuesit vazhdojnë të dokumentojnë historitë e jashtëzakonshme të myslimanëve shqiptarë, të cilët ndihmuan dhe fshehën hebrenjtë.

Sipas Yad Vashemit (WHRC), ”shqiptarët u përpoqën shumë për t’u siguruar ndihmë, për më tepër ata konkurruan me njëri-tjetrin për privilegjin për shpëtimin e hebrenjve. Këto veprime e kishin origjinën te dhembshuria, te mirësia që buronte nga dashuria dhe te dëshira për të ndihmuar njerëzit në nevojë, edhe pse këta të fundit ishin të një feje apo origjine tjetër”.

Sot, 75 pemë rriten në Jerusalem, ku secila prej tyre është një memorial për një hero shqiptar, i cili ka marrë titullin ”Të Drejtë Mes Kombeve”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...