Pikë turistike dhe pa qendër shëndetësore (foto)

Kjo qendër shëndetësore vazhdon të jetë e mbyllur për të gjithë banorët që kanë nevojë për ndihmë parësore shëndetësore për shkak të punimeve që kanë nisur të bëhen por që janë lënë në mes.

Në kushte të tilla, pjesa më e madhe e tyre drejtohen në qendrën më të afërt shëndetësorE në qytetin e Shkodrës.

Situata paraqitet edhe më e rënduar në trotuarin e qendrës shëndetësore nr.1. Kuti medikamentesh, mbeturina urbane dhe shumë inerte të tjera kanë prishur pamjen e qendrës së Shirokës.

Mbeturinat e depozituara në këtë pjesë të rrugës mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve.

Në pamje të parë, kjo ndërtesë nuk i ngjan aspak një qendre shëndetësore. E projektuar për të ofruar ndihmën e parë shëndetësore, dhe me të gjitha standartet, sot ndodh e kundërta.

Ka të paktën një muaj që punimet janë ndërprerë për arsye që nuk dihen dhe tashmë mbetet e paqartë se kur do të rifillojnë sërish.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...