Kujtohet figura e Menduh Dedjes, nesër finalja e kupës me emrin e tij

Një nga figurat e njohura të futbollit shkodran, Menduh Dedja do të përkujtohet nesër me një kupë që do të zhvillohet me emrin e tij. E organizuar nga “Shkodra Sport Event”

në bashkëpunim me shoqatën sportive “Shkodra 2006” me kryetar Kreshnik Krepin si dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit, kupa në fakt ka nisur sot.

Në të marrin pjesë katër ekipe të kategorisë U17 nga Shkodra dhe Kosova. Madje edhe në finalen e nesërme, do të ndeshen pikërisht dy ekipe nga këto dy vende, “Djelmnia Shkodrane” dhe ekipi kosovar A & N.

Ky i fundit ka mbërritur enkas në Shkodër për këtë aktivitet dhe në takimin e sotëm gjysmëfinal ka fituar me Vllaznia U16 me rezultatin 3-2. Finalja do të luhet nesër në orën 12.00 në kompleksin sportiv “Zmijani”.

Në përfundim të saj, do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të kupës ku do të marrin pjesë edhe familjarët e Menduh Dedjes por edhe shumë figura të njohura të futbollit shkodran.

Menduh Dedja kësisoj po rivjen edhe njëherë në kujtesën e të gjithëve me këtë aktivitet, pikërisht për të sjellë pranë të gjithëve kontributin që ai ka dhënë për Vllazninë në vitet ’60-’70

kur duke luajtur si mbrojtës i majtë, ka fituar disa trofe me të.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...