Kam patur fatkeqësinë të jem studente e disa mashtruesve profesionistë me diplomë…

Nga Neda Balluku

Gjatë arsimimit tim, kam patur fatin e nderin të mësoj prej mësuesve dhe pedagogëve të cilët kanë qenë për t’u ADMIRUAR e VLERËSUAR. Pedagogë që orët e mësimit i kthenin në emblemë të thënies “Koha është flori”. E kthenin në flori kohën tonë.

Gjatë arsimimit tim, kam patur fatkeqësinë të isha nxënëse e studente e disa mashtruesve profesionistë me diplomë në dorë.

Të paaftësh, injorantësh dhe njerëzucësh që vetëm kanë mbajtur qëndrime e kanë falur përqafime sistemeve të kalbura që nuk ndalonin dot së fryri në kurriz të studentëve. Duke ndihmuar lulëzimin e injorancës, varfërisë e sot rebelimit pa revoltë.

Ata njerëzucë me syze djalli dhe brirë të padukshëm vranë me duart e tyre, brez pas brezi, ëndrrën dhe shpresën për revolucionet e të ardhmes dhe krijuan rebelë të vegjël pa kauza.

Plagosën kauzat që sot në agoni, nuk dinë t’u japin studentëve armët e duhura për revolucion. Dhe për dramë terminale u falën ndër breza lupat e syzeve të tyre, për të parë armikun ku nuk është dhe mikun ku nuk duhet.

Studentët janë të lirë të jenë ç’të duan e si të duan për aq kohë sa kanë vetëm bagazhin e tyre intelektual, shpirtin e tyre të lirë ose jo dhe projektimin individual për të ardhmen, si të vetmen përgjegjësi. Por djajtë me plagjiaturat e identitetit të pedagogut, nuk e kanë!

Ata janë fajtorët e mëdhenj që sot fshihen mes atyre që me mund të madh e pa kurrfarë përfitimi përtej atij ligjori dhe të drejti, kanë pritur e përcjellë breza të tërë fëmijësh të së djeshmes, që nuk u rritën dot kurrë për shkak se sistemet që u qëndronin mbi krye u pëshperisnin si hoxhë e priftërinj se nuk mund të ishin dot kurrë më shumë se ç’u diktonte djalli.

O djaj të injorancës dhe fatkeqësisë sonë të përbashkët, shporruni nga mesi i atyre që për kaq vite vijnë ende në punë me biçikleta, qe ende nuk i shohin dot në sy studentet kur u flasin rrugëve me respekt, që ende mbjellin filiza drite për të ardhmen e fëmijëve tanë, që ende kanë në farën e tyre shpresë si studentë naivë!

Shporruni nga e ardhmja e fëmijëve të mi, fëmijëve tanë e fëmijëve të fëmijëve tuaj. Tuajve që nuk u dhatë dot kurrë mundësinë për të zgjedhur përtej mënyrave dhe rrugëve tuaja të shkurtra! Dhe fëmijëve të atyre që nuk patën gjë në dorë u vra.të pa shpirt edhe mendimin që mundësia për të zgjedhur është e mundshme.

Ububu mor Zot! Kanë vënë pasuri duke qëndruar mbi tempullin që predikon të qenit dhe jo të paturit, përmbajtjen dhe jo formën. Kanë shkelur mbi tempullin e librit dhe kanë mbushur xhepat me florinjtë e ndyrë të pazareve vrastare.

Shporruni o djaj! Lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur dhe lejoni frymën e të vërtetës të hyjë në shpirtin e atyre studentëve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për të gjetur rrugën e duhur drejt një ndryshimi që mund të sjellin prej fuqisë që ende nuk e dinë se e kanë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...