Infermierja Mimoza Kalaja ka një përvojë prej 35 vitesh në këtë profesion. Gjatë një interviste në BW, ajo i ka bërë një apel të fortë qeverisë Rama dhe Ministrisë së Shëndetsisë, e cila është nën drejtimin e Ogerta Manastirliut në lidhje me arsimin aspak cilësor që sipas saj po u jepet infermierëve të rinj në Universitetin e Mjekësisë.

Sipas kësaj infermiereje në Universitetin e Mjekësisë, infermierët dalin nga bankat e shkollës pa ditur se si bëhet një gjilpërë e thjeshtë.

Më tej ajo ka treguar se infermierët keqtrajtohen nga sistemi sepse ata konsidenrohen si ndihmës dhe se ata nuk duhet të nëpërkëmben nga mjekët apo drejtuesit e sektorit shëndetësor.

Kalaja gjithashtu ka theksuar se studentët e sapo diplomuar dinë më shumë rreth diagnozave sepse mësojnë shumë teori dhe ato më pas i provojnë direkt në trupin e pacientit.