Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres janë njerëz që shqetësohen shumë për familjen e tyre si dhe për ata që i rrethojnë.

Ata janë shumë të rezervuar, por janë gjithnjë në gjendje që të mbështesin miqtë dhe familjarët e tyre. Nëse ke nevojë për diçka, ata do të jenë gjithnjë aty për ty.

Dashi

Ata janë të ndërgjegjshëm dhe ndjehen shumë përgjegjës për mirëqenien e personave që kanë afër. Ata shqetësohen jo vetëm për shëndetin e tyre, por edhe për lumturinë e miqve dhe familjarëve. Dashi do të bëjë gjithçka që të gjithë personat afër tij të jenë të lumtur.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit kanë një karakter shumë të fortë dhe një pamje shumë të rëndë, por gjithsesi thellë thellë janë shumë të butë. Ata qendrojnë gjithnjë në anën

e të pambrojturve dhe bëjnë gjithçka kur dikush ka nevojë për ta./CNA.al