Mos e hidhni më lëngun e mbetur të makaronave, ja përse

Makaronat janë një ndër gatimet më të shijshme dhe më të thjeshta për t’u përgatitur. Zakonisht ato gatuhen me ujë të kripur. Ndodh ndonjëherë që të mbetet pak lëng dhe ju me siguri e hidhni poshtë. Por, ky lëng është shumë i dobishëm dhe mund ta përdorni për shumë gjëra.

Ja disa mënyra se si ta përdorni:

Për përgatitjen e salcave dhe pestos

Ky lëng është i përsosur për të përgatitur salcat për shkak të shijes së mirë që ai ka.

Përdoreni për të bërë brumin e picave dhe bukën

Brumi i picës dhe i bukës përgatitet me ujë të kripur dhe maja. Por, tashmë me lëngun e mbetur të makaronave problemin e keni të zgjidhur.

Shtojini shijen bishtajoreve

Thjerrëzat, fasulet, bizelet dhe të gjtiha llojet e bishtajoreve janë shumë të dobishme për sistemin imunitar. Gatuajini ato me lëngun e mbetur të makaronave për t’i bërë shumë herë më të shijshme.

Përdoreni për flokë të dëmtuar
Masazhoni kokën me lëngun e makaronave për të përmirësuar flokët e thatë dhe të dëmtuar. Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...