Rradhët e gjata pranë sportelit të Spitalit Rajonal Shkodër janë kthyer në problem të madh për të gjithë pacientët që kërkojën të marrin shërbime të ndryshme nga stafi mjekësor.

Që nga orët e para të mëngjesit e deri në orët e vona të drekës, holli i Spitalit është i mbipopulluar nga njerëz që presin rradhën për t’u shtruar në spital apo për të zhvilluar vizitat shëndetësore.

Këta qytetarë duhet të regjistrohen në sportel dhe më pas të presin radhën për të marrë shërbimin që kërkojnë. Kjo bën që qytetarët të presin gjatë gjë për të cilën nuk janë dakord.

Kjo situatë është prezente në pjesën më të madhe të kohës në hollin e Spitalit të Shkodrës. Ndërkohë që për pacientët pritja në rrallë për të takuar mjekun specialist përkthehet në kosto pasi një pjesë e pacientëve vijnë nga zona të largëta.

Radhët e gjata të pacientëve janë një çështje e cila kërkon zgjidhje ndryshe në mënyrë që ata të marrin më shpejt shërbimin që kërkojnë.