Katër vogëlushë nga Sovjani i Korçës, mbetur jetimë, luten për ndihmë. Para tre vitesh, Xhorxhino, Marjo, Mateo dhe Xhulio humbën nënën e tyre ndërkohë një javë më parë humbën dhe babain.Xhuljo, është më i vogli. Vetëm katër vjeç.

Tashmë ai është amanet tek tre vëllezërit me të rritur, Xhorxhino, Marjo dhe Mateo.Ndërsa palltoja e vjetër që mban veshur është trashgimia nga babai.

Soba me dru dhe një divan i falur nga fshati, janë ngushëllimi për të ftohtin e këtyre ditëve dimri.Dollapi i bukës është bosh dhe të vegjëlit jetojnë veç me vaktet që u çojnë banorët e zonës.

Ata nuk i fshehin lotët para kamerës së Ora News që bën me dije ndërkaq se rasti është i njohur për Shërbimin Social në Korçë por përveç konstatimit duket se asgjë nuk është bërë.