Video/ Reportazhi i “Al Jazeera”: Shqipëria, një perlë e fshehur

Bukuritë e natyrës shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e shumë turistëve në botë. Mediat prestigjioze si Washington Post, Corriere, Stuff.nz, FT, The Guardian, etj, kanë shkruar artikuj ku vlerësojnë Shqipërinë për traditën, peizazhin, njerëzit mikpritës, etj.

Këtë herë, në programin e njohur të medias Al Jazeera, “Udhëtari”, shpalosen bukurinë natyrore të Shqipërisë. Reportazhet janë realizuar përmes tre episodeve, të cilat nisin me veriun e Shqipërisë, një pjesë e Kosovës dhe në Krujën historike.

“Perlë e fshehur është një fjalë e tepruar, por kur flasim për Shqipërinë, të dyja fjalët kanë kuptimin të vërtetë. Duke u mbyllur nga bota për dekada të tëra, të sunduar nga forcat despotike, Shqipëria hapi dyert e saj vetëm një çerek shekulli më parë.

Pas rënies së komunizmit, Shqipëria u zbulua menjëherë në botë. Shpella malore, jashtëzakonisht të pasura me ujë blu të thellë që rrjedh nëpër lumenjtë e këtij vendi, burimet e nxehta, një shpirt mesdhetar, njerëzit më miqësorë dhe trashëgimi historike shumë interesante; kështjella, rrënojat nga perandoritë e mëdha deri te bunkerët e mbetur në shekullin e kaluar”, thuhet në reportazh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...