Naile Hoxha, vetëm mund të admirohet

Ne jemi një popull që e njohim shumë mirë muzikën e bukur të vendit tonë. Ne dimë shumë mirë se cilët janë ata këngëtarë që fitojnë respektin tonë dhe dinë të këndojnë muzikën. Sidomos atë popullore shqiptare! Shembujt e së cilës duket se nuk po janë më nën të njëjtën etni pjellore.

Shtrëngata e kohës mjerisht po e paralizon trashëgiminë e kësaj krijimtarie. Nuk ka më prodhimtari, këngë të njëjta me gjakun tënd, nga ato që ndezin dhe përndezin gjithë dashuri apo mallin për rrënjët e jetës tënde. Sikurse atëherë.

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, kjo muzikë u jetësua dhe pasurua me forma të reja për t’iu drejtuar kështu mjediseve të gjera qytetare.

Qendra të rëndësishme kulturore e muzikore të kohës ishin qyteti i Shkodrës në Veri dhe ai i Korçës në jug të vendit. Kështu u krijuan dhe formacionet e para orkestrale dhe korale laike. Gjenitë e artit tonë, më së shumti, lindën në Shkodër.

Për këtë kryezonjë Migjeni dikur shkruante: ‘’ Shkodra, dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar, në të cilin, në mëngjese të kullueta, lan hijen e vet.’’

E pra, ishte pikërisht ky qyteti që do të lindte më 1934 një tjetër ikonë. Kësaj radhe në këngë. Naile Hoxha, një zë magjik apo siç e njohim të gjithë: bilbili i këngës qytetare shkodrane. Prej gati pesë dekadash ajo do të kishte luksin e të bërit karrierë. Një imazh i bashkëkohësisë. Një lozonjare që të ftonte në përvojë.

Ishte vetëm një 13-vjeçare kur do të vihej re menjëherë talenti i saj në zë. Kështu Fati e kish më të lehtë të bënte një hesap të thjeshtë përgjatë numrave në vitet e jetës: Ajo zërin, ai magjinë e plotit, për ta llastuar në frekuenca të larta suksesi. Të cilin mësa duket, ajo dinte ta joshte. Joshje kjo, që kishte parësore komunikimin. Komunikimin, harmoninë dhe kjo e fundit tingullin. Një tingull vetëtimë që do të printe qiellin e muzikës së saj. Shumë i bukur në fakt!

Afërmendsh, pasi dhe Naile ishte e tillë. Ishte prej atyre që e tërhoqi publikun me atë zë që rrëfente aq shumë, me ato nazet klasike të një femre që të bën për vete menjëherë dhe me atë gjallërinë tipike të shkodranes. Por në udhëheqjen komuniste, të ishe e preferuar për të kënduar nëpër mbledhje, delegacione apo deri ditëlindje të Enver Hoxhës, ishte e gjë e rrallë. Me kërkesë të tij, kjo artiste erdhi në Tiranë, për të mbetur kështu legjendë e këngës popullore. Nuk e ka mohuar kurrë ndihmesën e tij.

Gjatë një interviste të saj, ndaj pyetjes se si arriti të përballonte atë regjim, ajo është shprehur:

“Kam qenë e urtë. Nuk kam bërë asgjë tjetër veçse kam kënduar. Ai erdhi tek shtëpia e kulturës në Shkodër. Ishte i bukri dheut. Asokohe 42 vjeç! Këndonte Lucie Miloti, Ibrahim Tukiçi, Xhevdet Hafizi, etj., mua më lanë për në fund. Këndova një këngë që të nxjerr zërin mirë. E përshëndeta dhe kur po largohesha foli në aksent shkodran: Po hajde, hajde një herë ti k’tu”. Aty filloi gjithçka”.

Por veç tij, ajo është shprehur se e pëlqente shume dhe Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e të tjerë funksionarë të lartë të kohës.

Duket se këta ish-udhëheqës kishin dobësi për këngët shkodrane!

Në fakt bënin mirë! Artisti duhet dashur prej çdo qeverie. Nuk ishte e lehtë të gjendeshe përballë saj. Ishte e një tjetër lloji ajo tekë e saj, ajo buzëqeshje, ai qëndrim dhe elegancë që mbarte, sepse pas tyre ishte një grua që të vinte syve dhe mendjes me një hijeshi që trondiste.

Interpretimet e saj mbahen mend prej të gjithëve. Janë një varg këngësh të cilat bëjnë pjesë në fondin e artë të muzikës popullore: ‘’ Xhamadani kuq si gjaku’’, ‘’Seç po fryn nji fllad pranvere’’, ‘’ Djalë i dashtun’’, ‘’ S’paske pas një pikë mëshire’’ e shumë të tjera me radhë.

Në vitet 1973-1974 merr titullin Artiste e Merituar.

Mbetet e trishtë vdekja saj. Nga ato që të mallëngjejnë. Ajo i mbylli sytë në azil.

Megjithëse kishte një vajzë, emigracionin e shpalli të panjohur dhe u kthye në Shkodër për të nxjerrë frymën e fundit në moshën 82-vjecare.

Çdo këngë e saj, çdo interpretim mbart anën më tërheqëse. Nga ato që të krijohet përshtypja se pamësitë i buthtonin nga hapësira të tjera. Nga ato që të ngërthejnë të vërtetën e botës, pasionit për të të vënë paskësaj në lëvizje botëkuptimin që ke.

Naile Hoxha iku me një peng që e bërtiti: A do të më zëvendësojë kush?
Natyrisht qe jo!Është kaq e vështirë me të tilla këngëtare. Me të tilla gra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...