Në një kohë kur qeveria propogandon për strategjitë e reja të punësimit dhe mundësitë që i ofrohen vendit, shkodranët vijojnë që të përballen me një nivel të lartë të papunësisë një një kohë kur Shkodra ka cfarë të ofrojë falë pasurive të shumta natyrore.

Për kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Albert Tuka Shkodra vijon të jetë në top listën si qyteti me papunësinë më të lartë. Sipas tij rreth 40% e Shkodrës është e papunë

Papunësia ka dhënë efektet negative duke mbyllur qindra biznese dhe duke sjellë largim masiv të qytetarëve tha Tuka

Papunësia po bëhet një fenomen më i shprehur, duke pasë parasysh tranzicionin e zgjatur . Edhe disa muaj e Shqipëria do jetë nën ethet e zgjedhjeve vendore e ky fenomen patjetër do të ceket si herë tjetër vetëm si slogan

/STAR PLUS/