“THETHI SËRISH I PUSHTUAR NGA BORA” BANORËT TË IZOLUAR, MUNGON SHËRBIMI SHËNDETËSOR

Edhe pse prej dy ditësh situata në qyetin e Shkodrës është normalizuar tërësisht sa i përket edhe reshjeve të borës apo edhe ngricave e njejta situatë nuk paraqitet në pikën turistike të Thethit.

Banorët atje vijojnë të jenë të izoluar nga reshjet e vazhdueshme të borës atje. Nga sa bëhet me dije nga banorët e kësaj zone tregojnë se rruga vijon te jetë e bllokuar ku majde edhe autromjetet të titip fuoristradë e kanë të pamundur qarkullimin as me zinxhirë.

Nëkohësisht banorët bëjnë me dije se në këtë zonë fadromat edhe pse kanë shkuar atje për pastrimin e borës nuk kanë bërë të mundur hapjen e rrugës. Banorët e Thethit përveç vështirësis nga bora që i ka bllokuar ata vuajnë edhe mungesën e shërbimit mjeksor kjo pasi qendra shëndetësore atje është e mbyllur. I vetmi lajm i mirë nëse mund të quhet është se të paktën me energjinë elektrike së fundmi nuk kanë pasur mungesa.

Gjithësesi në tërësi kjo pikë turistike si Thethi vijon të jetë mjaft problematike në çdo stinë dimri e c ila izolohet tërësisht nga reshjet e borës ku për një periudhë të pacaktuar banorët janë thuajse të detyruar të shkëpusin kontaktet me pjesën tjetër të vendit.

Apeli i tyre ka qënë i hërë pas hershmë që qeveria të marra masa por deri më tani asgjë nuk është bërë duke e lënë këtë zonë nën pushtimin e bardhësis së borës.

shkoder.info

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...