Ditën e sotme, kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme dominojnë në të gjithë vendin, ku më të dukshme janë në ekstremin Verior dhe rajoni Perëndimor, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin zhvendosje të vranësirave në zonat Jugore dhe Juglindore, ku prezenca e reshjeve do të jetë me intesitet deri mesatar.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

E mërkurë, 23 janar 2019

Ditën e mërkurë vijon ndikimi i motit të paqendrueshëm, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin, gjatë pjesës së parë të ditës. Pasditja dhe nata do të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike me reshje shiu e dëbore më të dendura në zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.