Video/ Sfidon temperaturat -60 gradë për të mbledhur fonde për vajzën e sëm.urë

Atleti moldav, Dmitri Voloshin ka zgjedhur të sfidojë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë shumë qytete Evropiane, përfshirë këtu edhe Rusinë. Pikërisht në territorin e këtij të fundit, ekzaktësisht në Siberi, Voloshin ka vendosur një rekord të veçantë.

Ai ka vrapuar për rreth gjashtë orë në temperatura që i kalonin -60 gradë celsius. I pajisur me një maskë të veçantë për frymëmarrjen dhe me një shall në qafë, atleti realizoi garën nën drejtimin e mjekëve dhe shpëtimtarëve, megjithëse ai nuk kërkonte ndihmën e tyre gjatë gjithë garës.

“Është sikur po shkon në hapësirë, është ngrirje dhe nuk ka fare oksigjen”,-tha Voloshin vetëm pak minuta pasi preu finishin.

“Në momentet më të vështira isha duke menduar për familjen time, e cila është e shqetësuar për mua. Dhe kur desha të ndalem, mendova për vajzën time të vogël Eva, e cila po pret ndihmën time. Më së shumti doja të shkoj në saunë “,-pranoi Voloshin.

Kjo nuk ishte hera e parë që Voloshin merr pjesë në një garë ekstreme. Prillin e kaluar ai përfundoi i dyti në maratonën e Polit të Veriut, duke shënuar një kohë prej pesë orësh dhe tre minuta.

Në vitin 2014, ai konkuronte edhe në Ironman në Zyrih, Zvicër, ku ai notoi 4 kilometra (2.5 milje), udhëtoi me biçikletë për 180 kilometra (112 milje) ndërsa përshkroi në këmbë një distancë prej 42 kilometrash (26 milje). Ai gjithashtu ka dhënë prova se e mban frymën për 6 minuta dhe 30 sekonda, duke treguar cilësi vërtetë të veçanta.

Gara e pazakontë ishte pjesë e projektit të tij, që synon rritjen e vetëdijes për paralizën cerebrale dhe nevojën për të ofruar ndihmë për fëmijët që vuajnë nga çrregullime të lëvizjes, njëra prej të cilëve është edhe vajza e tij, Eva.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...