Autor: Steve Edge

Unë e kam pasur një teze super të pasur, tezja Hazel. Shtëpia e saj ishte e mrekullueshme.

Ajo kishte dollape të tëra përplot me gjëra të çmuara, nga qelqi, nga argjendi. Enë nga më të bukurat e më të shtrenjtat. Një ditë, kur kisha shkuar për vizitë te ajo, e pyeta “Kur i përdor krejt këto gjëra?” “Në raste të veçanta”, m’u përgjigj ajo.

A e dini çfarë? Pas një javë ajo vdiq. Dhe asnjëherë nuk i kishte përdorur ato gjësende. Kjo më pati tronditur shumë. Por edhe më pati bërë të kuptoj diçka të rëndësishme. Në moshën 9 vjeçare kisha kuptuar diçka të rëndësishme.

I thashë vetes, në rregull, ne nuk kemi asgjë, nuk kemi para. Por ne kemi një jetë shumë të mirë. Babai im çdoherë na argëtonte, nëna na qepte rroba. Unë kisha një palë rroba të veçanta, më të mirat, që i ruaja. Atë ditë, vendosa se do t’i veshi ato rroba çdo ditë.

Sepse çdo ditë, mund të vishesh si për festë. Dhe festa do të vijë te ti. Nëse ke një palë këpucë shumë të mira, një fustan të veçantë vishi!

Nëse shkyhet, nuk ka rëndësi. Ti do t’jesh kënaqur me të. Prandaj unë vishem si për festë çdo ditë. Dhe kam festë çdo ditë. Mos prit. Festoje jetën!