PD: Kanioni i Holtës në Gramsh po zhduket nën betonin e HEC-it

ërmes një postimi në facebook, deputeti i PD, Luciano Boçi thotë se një ndër bukuritë e rralla të natyrës shqiptare, Kanioni i Holtës në Gramsh po zhduket për shkak të ndërtimit të HEC-ve.

Luciano Boçi akuzon ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.

“Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.

Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.

Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.

Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.

Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!”- shkruan Boçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...