MINISTRAT E SHKARKUAR DO TË VENDOSEN NË KRYE TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Ndryshimet e fundit në qeveri kanë lënë 5 vende bosh në drejtimin e komisioneve parlamentare.

Burimet thanë se për një pjesë të këtyre vendeve do të “rehabilitojnë” një pjesë të ministrave të shkarkuar.

Qysh kur Erjon Brace u zgjodh zëvendëskryeministër, karrigia e tij si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ngeli bosh. PS pritet të propozojë për këtë pozicion ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Bërja e Bledar Çuçit ministër bujqësie ka prodhuar dy vakanca: një në bashkëkryesimin e reformës zgjedhore dhe një si nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Për këtë të fundit, PS nuk ka marrë ende një vendim dhe pse emrat më të përfolur për të qenë nënkryetarë të këtij komisioni janë ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ose deputeti Ervin Bushati.

Ndërkohë, si bashkëkryetare të Reformës Zgjedhore PS pritet të propozojë Blerina Gjylametin.

Ministri i ri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes do të zëvendësohet nga Niko Peleshi. Ish ministri i bujqësisë do të propozohet si kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. PS pritet të propozojë në këtë pozicion deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...