Shkruan: Besnik Peci – Psikolog

Çfarëdo që keni bërë deri tani ose jeni duke bërë, NDËRPRITENI! Është koha kur ju duhet të bëni një pushim të shkurtër!

Ikin sekondat, minutat, orët, ditët dhe vitet e ne nuk po arrijmë të kuptojmë se çfarë me të vërtet po ndodh NË dhe me jetën tonë. Një gjë e dijmë dhe e ndjejmë çdo ditë, jemi human por të kapluar nga sjelljet robotike jo humane.

Nuk po na pëlqen, por po dorëzohemi e konformohemi lehtë me këtë status. Herën e fundit kur me një djalosh u fjalosëm, me dhimbje më tha se nuk ka kohë të flasë e mendoj për veten e tij. Thellë në palcë sistemi robotik i jetesës e kishin okupuar kohën dhe nuk i jepnin rast mendjes të propozojë asgjë të re. Po, ky ishte motiv shtesë të shkruaj.

Na është bërë klishe të dëgjojmë ankesat për ujin, rrymën, komunikacionin, sjelljen e komshiut, përmbajtjen e programeve në televizionet tona, mungesën e transparencës në të gjitha nivelet, e forca jonë dhe kufijtë tanë për t’a ndryshuar këtë realitet duke praktikuar metoda dhe mjete të njëjta vetëm sa vijnë e trashen.

Optimizimi i pabazë dhe i tepërt sjell vetëm terr. Një person mund të jetë i mençur, por që të veproj mençur, inteligjenca nuk mjafton, nevojiten edhe shumë komponente tjera.

E kuptojmë se në mendjen e secilit egziston një kufi përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh, pasi e keni kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh prapa thoshte Dostojevski. Pavarsisht që pikëpamja negative e kësaj shprehje është sinonim edhe i çmendurisë por në të njëjtën kohë është sinonim edhe i gjenialitetit! Pas çdo suksesi fshihet edhe një rrisk potencial, pas çdo udhëtimi ne jemi ndryshe jo si më parë.

Dikur në fillet tona një mik i imi thoshte se, Bill Gates po propozon të meditojmë së paku pesë minuta në ditë, sepse vetëm kështu hapemi ndaj ideve inovative. Me ëndje e thoshte se është proces i dëshirueshëm për ndërrmarrësit e rinjë! E ne sot po flasim për humanin ku kërkojmë me dashamirësi që t’a kthejnë objektivin drejt vetes t’a ruajnë vetën e tyre nga vetvetja

dhe ky mjedis social që sillet me ne me një agresion të pa kuptueshëm e vështirë të konceptueshëm. Humani ka nevojë për pushim dhe reflektim. “Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë një rreze dielli në shpirtin tend” Andaj hapi perdet e territ përmes reflektimit, lejoje veten tënde të frymoj sepse besoj që e meriton !

Dinamika e jetës është fajtore, puna, kushtet janë problematikat e shumicës. Me një kompromis të dhimbshëm dhe me një pajtueshmëri të lartë jemi duke u konformuar me këto konkluzione. Pyes shpesh veten a kaq të pafuqishëm jemi?! Pastaj zhytja në skëterrat e botës virtuale sikurse dikur zhytej në përrallat e veta unike Liza në Botën e Çudirave, nuk janë bota e realitetit, do duhej të qëndrojmë sa më larg kësaj bote.

Do duhej ta shfrytëzonim ne atë e jo ajo të na kaplonte ne. Virtualiteti ja ka humbur kuptimin madje edhe “dhimbjes” më nuk po mësojmë e bashkndjejmë nga ajo si dikur !

Mos të lejojmë ta mbushim kujtesën tonë me të gjitha momentet kur jemi ndier të fyer, mund të përfundojmë duke mos lënë hapsirë për momentet briliante që keni përjetuar në jetë. Ruaje higjenën tënde mentale, ka vlerë më të madhe se sa dhëmbët tuaj që i pastroni së paku dy here në ditë.

Duajeni vetëveten sepse duke u kujdesur për vetën tuaj ju e doni jetën, shoqërinë dhe vendin tuaj. Duke e dashur vetën ju jeni i dobishëm për shoqërinë. Mos harroni se mënyra më e shpejtë për tu bërë i lumtur është të ndihmoni, kështu thoshte emblema e altruizmit Gonxhe Bojaxhiu. Reflektimi të ndihmon të zbresësh në tokë, të ndjesh materien e trupit tënd, aromën e tij dhe fundin.

Pa qëllime në jetë, njeriu ndihet i mbytur! Ai, reflektimi, të ndihmon të ndërtosh qëllimet. Ai të ndihmon që kur të gjithë të braktisin duke të kthyer kurrizin ti asnjëherë të mos ndihesh vetëm. Ahh ai të ndihmon që edhe atëherë kur të dridhet zëri, mendja jote të punoj në shërbim të qetësisë dhe lumturisë tënde shpirtërore.

Një status në rrjetetet sociale, një ese studentore, një hartim shkollor kur shkuruhet poqëse nuk e korigjuat nuk do ta marrë vlerësimin e dëshirueshëm andaj korigjo jetën tënde duke reflektuar.Mos kërkoni konkluzione të gatshme jo vetëm nga ky artikull por në përgjithësi në jetë, jepini hapsirë reflektimit dhe eksplorimit dhe lejojini vetes të nxirrni përfundimet tuaja.

Nesër mund të jeni model!