‘Ta mbash mend, va.rri vetëm një perde është’

Poezi e shkruar nga Mevlana Rumi.

Shqipëroi: Besa Salihu Morina

Kur të vd.es

Kur tabutin për udhë t’ma nisin

As mendja mos të t’shkojë

Që po e humbi këtë botë

Mos derdh asnji pikë loti

Mos vajto

Ke.q mos të t’vijë

Në humnerë përbi.ndëshi, bre, nuk po bie!

Kur sheh trupin e vde.kur tek ma bartin

Mos qaj për largimin tim

Unë nuk po largohem

Unë po mbërrij në dashurinë e përjetshme

Kur më lë në va.rr

Mos thuaj lamtumirë

Ta mbash mend, va.rri vetëm një perde është

Pas saj parajsa fshihet

Ja, më pe tek zbrita në va.rr

Shihmë tash tek ngritem

E, si mund të ketë fund

Kur perëndon dielli

Kur hëna fsheh synë e saj

Po, duket si fund

Si muzg

Po në të vërtetë ag është

Kur va.rri brenda të mbyll

Mu atëherë shpirti e fiton lirinë

A ke pa ndojherë farë që bie në dhé

Të mos zgjohet sërish në nji jetë të re?

Pse pra me dyshu ngritjen

E farës që quhet njeri?

A ke pa ndojherë një kovë

Të kthehet e zbrazët nga pusi?

Pse pra me vajtu për nji shpirt

Kur ai mundet mu kthy si Jusufi?

Kur për të fundit herë

Gojën e mbyll

Fjalët, shpirti yt

Kanë me i përkit botës

Ku s’ka as vend, as kohë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...