Një adoleshent në Indi është detyruar që ta çojë vetë trupin e pajetë të së ëmës në va.rreza, pasi fqinjët refuzuan që ta ndihmonin.

17-vjeçari ,Saroj eci i zbathur për 5 kilometra dhe kur mbërriti tek vendi i fundit ku do të pushonte nëna e tij e ndjerë, u detyrua t’i hapë vetë va.rrin.

Saroj, nga Karlabahali, Odisha në Indi, është tashmë jetim pasi edhe i ati i ishte ndarë nga jeta kur ishte 7 vjeç.

Nëna e djalit humbi jetën ndërsa shkonte për të mbushur ujë ndërsa fqinjët nuk e ndihmuan pasi ai vinte nga një kastë më e ulët.

Sistemi i kastave i ndan hindutë në katër grupe hierarkike mes të cilëve ka diferenca të mëdha.