Ançeloti e mban fjalën për Elseid Hysajn, del edhe kundër tifozëve për shkodranin

Mesa duket ende nuk ka mbaruar çështja e Elseid Hysajt tek Napoli. Që prej verës së shkuar, është përfolur që me largimin e Sarrit nga napoletanët, edhe mbrojtësi kuqezi nuk do të ishte më pjesë e klubit italian.

Menaxheri i Hysajt pak ditë më parë, pati një takim kokë më kokë me numrin një të pankinës së Napolit, për të diskutuar çështjen e Elseidit. Ançeloti arriti që ta bindë menaxherin që Hysaj është në planet e tij dhe se trajneri italian nuk do që shqiptari të largohet nga klubi që ai drejton.

Sipas mediave italiane, Hysaj ka një avantazh të dukshëm ndaj Makult për të qënë titullarë përballë Lacios, e cila luhet ditën e dielë. Ndonëse Elseidi ka patur edhe shumë kontestime nga tifozët napoletan,

Ançeloti duket se i del kundër dëshirës së tyre dhe mendon që mbrojtësi shqiptar të luajë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Trajneri italian i Napolit, po tregon se po e mban fjalën e tij, duke i dhënë një tjetër shans shkodranit për tu mos larguar nga rradhët e Napolit. /Shqiperia.ch/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...