Kujdes në këto rrugë qarkullimi bëhet ende me zinxhirë

Në lidhje me situatën e akseve në Shqipëri reagon sërish Autoriteti Rrugor.
Raportohet se në të tria rajonet nuk ka patur rreshje.

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kjo sjell prezencën e ngricave në rrugë.

Të gjithë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë: Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Sllovë -Vasije, Peshkopi-Qafë-Draj, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Është punuar nga kontraktorët gjatë orëve të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve për shkak të ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë: Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir. Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme. Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...