????????????????????????????????????

Në fshatin Reçak të Shtimës është përkujtuar 20 vjetori i masakrës që bëri kthesë në historinë e Kosovës.

Smajl Dalipi është një nga banorët që e kujton Reçakun e para njëzetë vitesh, një ditë pas masakrës kur ai së bashku me banorët e tjerë kishin ndjekur William Walker për në “Gropën e Bebushit”, ku kishin parë me sytë e tyre trupat e masakruar nga forcat serbe.

Dalipi tha se ajo që kishte ndodhur në Reçak dy dekada më parë, i kishte lënë për disa ditë pa ngrënë dhe pa fjetur. “Tri ditë nuk kemi hëngër bukë”, tregon Dalipi.

Ai e ka të freskët takimin me Walkerin një ditë pas masakrës dhe e ruan si personazhin më të rëndësishëm për fshatin, dhe gjithë vendin.

“Walkerit duhet t’ia dimë të gjithë. Një njeri bjen e shpëton një shtet. Çdo shqiptar e ka orientimin e tij, disa e kanë kishën, disa xhaminë e disa tyrben por ne duhet të kthehemi kah Amerika që të falemi”, shprehet Dalipi