“Blue Monday” në 21 janar, pse konsiderohet si dita më e trishtuar e vitit

Është e natyrshme që të ndiheni disi me moral të rënë në janar, pas haresë e gëzimit që përcjellin festat e fundvitit.

Por ekziston një ditë e veçantë e këtij muaji, që konsiderohet si më e trishtueshmja dhe është pikërisht dita e hënë e 21 janarit.

Por çfarë është Blue Monday? Ajo konsiderohet gjerësisht si një ditë e zymtë dhe shumë zgjedhin që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë aktivitete sa më shplodhëse e argëtuese për ta kaluar këtë 24 orësh. Zakonisht “Blue Monday” është e hëna e tretë e muajit dhe cilësohet si dita më depresive e vitit.

Megjithatë nuk ka një rregull të caktuar, pasi mund të bjerë edhe në javën e dytë apo të katërt. E para u vendos formalisht më 24 Janar të vitit 2005. Sigurisht, pas këtij ‘zbulimi’ nuk ka një shkencë strikte.

Ajo u shpik nga Cliff Arnall, i cili ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës që ka kaluar që nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...