Gina Crotts, 38 vjeç, nga Saratoga Springs, nuk mund t’u besonte syve të saj kur pa vajzën që kishte lënë për adoptim para 17 vitesh.

Kalyn ishte thjeshtë një hap larg,në një studio ku ushtrohej vallëzimi.

Gina kishte marrë vendimin që në moshën 19 vjeçare të vendoste fëmijën e saj për birësim duke e ditur se ishte e vetme, larg shtëpisë dhe nuk kishte mundësi për ta rritur vajzën.

Çdo vit familja që kishte adaptuar Kalyn do i dërgonte fotografi të vajzës dhe t’i tregonte se si po ecte jeta e saj.

Gina pati tre fëmijë të tejrë më burrin Brandon, 46 vjeç, duke u treguar atyre për motrën tjetër, madje duke festuar ditëlindjen e saj me tortë, qirinj dhe duke kënduar, transmeton Indeksonline.

Ajo kurrë nuk e dinte nëse Kalyn, tani 18 vjeç, do të donte të lidhej me të, por fati i solli ata së bashku derisa mami po e shikonte vajzën Evie, 13 vjeç, në një provë valle.

Evie vuri në dukje një adoleshente në turmën e jashtme ,të cilën besonte se ishte motra e saj.

Më vonë Gina tha se nuk arrinte të besonte që ajo ishte pak hapa larg saj dhe se fillimisht ishte e tronditur.

“Në fillim unë u ndala në derë, nuk doja të largohesha as të largohej. Por, kur hapa derën ajo po qëndronte para meje. Gjëja e parë që e pyeta ishte ‘A jeni e lumtur’ kështu duke u përqafuar . Më pas ne u vumë kujdes bisedës sonë dhe donim të shinim njëra-tjetrën të buzëqeshur”, ka thënë Gina.

Dyshja vazhduan takimet dhe afërsia e tyre ishte padyshim e mahnitshme./Indeksonline/