I ftuar në një program televiziv pak kohë më parë, kantautori Flori Mumajesi pranoi se “Pa jetë” është dedikim, por si për çdo gjë tjetër në jetën e tij, dhe këtë detaj Flori vendosi ta lërë mister.

Ai ka postuar vetëm para pak orësh në rrjetet sociale videon e kësaj kënge e cila është publikuar për herë të parë në vitin 2014. Por kësaj radhe, duket se diçka e re ka dalë në dritë.

Fansat mendojnë se kjo këngë i është kushtuar lidhjes së vetme që Flori ka bërë publike: ajo me këngëtaren Soni Malaj.

“Kjo këngë i dedikohet Soni Malajt sepse në spot, Flori thyen xhamin ku ka vendosur çmimin që kanë fituar në Këngën Magjike!”-shkruan një prej komentuesëve.

Flori Mumajesi dhe Soni Malaj kanë qenë një prej çifteve më të dashur për publikun gjatë vitit 2010, por më pas u ndanë dhe arsyeja nuk u bë kurrë e ditur.

Por pavarësisht komenteve, ndër të cilat diskutohet edhe këngëtarja Elvana Gjata, vetë kantautori duket se s’ka ndërmend të thotë asgjë më tepër në lidhje me këtë çështje, pra gjithçka vijon të mbetet në kuadër të thashethemeve.