21 centimetra borë në “Loro Boriçi”. Në dyshim ndeshja Vllaznia- Kamza

Si sot një javë më vonë në stadiumin “Loro Boriçi” është planifikuar të luhet ndeshja e Kupës së Shqipërisë në mes

Vllaznisë dhe Kamzës. Por nga situata atmosferike që po mbizotëron në Shkodër dhe në Veriun e Shqipërisë, zhvillimi i kësaj ndeshje duket në dyshim.

Arsyeja është se fusha e stadiumit që prej një jave është e mbuluar nga bora.

Temperaturat e ulëta të cilat kanë qenë prezente gjatë gjithë këtyre ditëve dhe pritet të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, e bëjnë të pamundur shkrirjen e saj. Dhe në fakt, kemi të bëjmë me një trashësi të konsiderueshme të borës.

Punonjësit e stadiumit kanë bërë matjen e saj mëngjesin e sotëm dhe siç e shikoni edhe nga fotoja, në stadiumin “Loro Boriçi” aktualisht ka 21 cm borë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...