Kompania e njohur Tesla ofron gati 1 milion dollarë për të inkurajuar hakerët që të thyejnë sistemin e sigurisë së modelit të ri të makinës së saj.

Konferenca e sigurisë Pwn2Own u bashkua me kompaninë e makinave elektrike, për t’u ofruar programuesve mundësinë për të fituar çmime duke filluar nga 35,000 deri 250,000 dollarë për të gjetur dobësi në softuerin e modelit 3.

Personi i parë që do të thyejë sistemin e sigurisë do të fitojë gjithashtu një makinë Tesla Model 3.

“Që nga viti 2007, Pwn2Own inkurajon fushat e reja të hulumtimit të cenueshmërisë në platformat më kritike”, tha Brian Gorenc, drejtor i lartë i hulumtimit për firmën Trend Micro.

“Gjatë viteve ne kemi shtuar objektiva dhe kategori të reja për të drejtuar përpjekjet e hulumtimit drejt fushave me shqetësim në rritje për bizneset dhe konsumatorët. Këtë vit, ne jemi bërë partnerë me disa prej emrave më të mëdhenj në teknologji për të çuar më tej këtë angazhim dhe për të vazhduar drejtimin e hulumtimit të cenueshmërisë relevante “.

Tesla e vlerëson punën e bërë nga programuesit dhe prej vitesh i ka vlerësuar ata. Në dy vitet e fundit vetëm dy persona kanë fituar çmime të majme, në krahasim me vitin 2016 kur u listuan 18 fitues.