Te dashur/a mësues/e,

Javën e ardhshme kur ato fytyra te ëmbla të vijnë në klasën tuaj dhe ju dëshironi të jepni detyrën e zakonshme “Si i keni kaluar pushimet dimërore”, ju lutem konsideroni një fëmijë, familja e të cilit/cilës nuk ka pasur mundësi të shkojë për pushime.

Një fëmijë tjetër që është dashur të kujdeset për vëllaun/motrën më të vogël, sepse vëllau/motra i/e saj/tij më i/e madh/e ka fjetur gjithë ditën. Një fëmije që i është dashur të rrijë poshtë batanijes deri në orën 2 pas mesnate duke dashur t’i ik brit.mave dhe fyerjeve.

Një fëmijë që po shikon për të ngrënë dhe për të mbushur barkun, pasi që sandwichi ka qene ushqimi i/e tij/saj gjate tere pushimit ose që nuk ka ngrënë asgjë dhe e ka kaluar tere pushimin duke kërkuar ushqim për veten. Fëmija që po vesh rrobat e vitit të kaluar, sepse familja nuk ka pasur mundësi t’i blejë rroba të reja.

Ka fëmijë qe druhen ne ditën e parë të shkollës sepse nuk kanë një përgjigje të mirë për pyetjen se si e kane kaluar dhe çfarë kanë bërë gjatë pushimeve dimërore, sepse ndoshta ajo që ata kanë bërë ka qenë veç mbijetesa.

Andaj ju lutem konsiderojeni një pyetje tjetër, psh “Çfarë do të bëj këtë gjysemvjetor”.

Por, ju lutem shume mos i detyroni të shkruajnë një paragraf për të ju treguar se si i kanë kaluar pushimet.