“Kur të jesh mërzitur shumë”, recituar nga vetë Dritëro Agolli (VIDEO)

Edhe një muaj bëhen dy vite pa poetin e shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli. Prania e tij artistike vjen pothuajse çdo ditë mes vargjeve e letrave që la ai.

Agolli ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhim.bjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.

Agolli iku nga kjo botë më 3 shkurt të vitit 2017, ndërsa po atë ditë u rikujtua më së shumti përmes poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë”, pasi që vet poezia ishte një udhëzim se ku duhet kërkuar autori kur të mos jetë më.

Kjo poezi e vendosur edhe në vargje këngësh, është interpretuar mjaft shumë nga artistë e interpretues. Sot ju sjellim këtë video me interpretimin e vet autorit Dritëro Agolli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...