Pas propozimit të Edi Ramës për tu emëruar edhe Ministër i Jashtëm, në rrjetet sociale ka nisur humori dhe ironitë.

Një nga fotot me të klikuara është dhe kjo, ku Kryeministri Edi Rama takon ministrin e Jashtëm, Edi Rama.

Kryeministri Rama ka gjetur një mënyrë për të marrë dekretin e ministrit të jashtëm.

Ja çfarë shkruan Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

”Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.

Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.