HISTORI / Miqësorja e rrallë: Kur Vllaznia fitonte me kombëtaren e Algjerisë 3-0 në Shkodër

Në dhjetor të vitit 1960, Kina dhe Shqipëria e panë veten jo vetëm të rreshtuara ideologjikisht kundër të revizionistëvë, por edhe të pozicionuar strategjikisht.

Aleanca u shoqërua edhe me shkëmbime ekonomike dhe kulturore, ku Shqipëria përfitoi nga zemërgjerësia kineze, në formën e një kredie prej 125 milionë dollarësh për ushqim, minerale të rralla, asistencë teknike, pajisje të ndryshme.

Nga kjo marrëdhënie “vëllazërore” nuk mund të rrinte mbrapa as sporti, ku vitet në vitet ‘70, Shqipërinë e vizituan shumë delegacione sportive nga Kina, të tilla si ajo e notit, volejbollit, basketbollit apo edhe futbollit.

Por në ato vite urrejtja kundër imperializmit ishte e aq madhe, sa që shpeshherë merrte kuptim shprehja “Armiku i armikut tim, është miku im”.

Kështu ndodhi edhe me mbështetjen e shtetit tonë ndaj Algjerisë, që atëherë sapo kishte marrë shkëputur nga Franca, duke fituar pavarësinë.

Këtu fillon edhe historia e Algjerisë me futbollin shqiptar. Në tetor të vitit 1976, në kuadër të bashkëpunimit kulturor, Shqipërinë e viziton kombëtarja e Algjerisë.

Ekipi algjerian kishte planifikuar të luante dy ndeshje në vendin tonë.

Përveç ndeshjes me Kombëtaren e Shqipërisë, ajo do të luante edhe një ndeshje me Vllazninë, duke realizuar në këtë mënyrë të parën dhe të vetmen ndeshje, që një ekip shqiptar ka zhvilluar me një kombëtare.

Janë histori të harruara, por që vlejnë për të treguar se si funksiononte ajo kohë, sepse edhe pse kanë kaluar 42 nuk kemi hasur më një ndeshje midis një ekipi shqiptar dhe një kombëtareje, me përjashtim të vitit 2003 ku Shqipëria u ndesh me Brescia-n. M.SH

SKEDA E NDESHJES:

Vllaznia – Algjeria 3-0

Data: 1.10.1976

Gjyqtar: Arsen Hoxha

Stadiumi: Vojo Kushi

Vllaznia: Isa Sukaj, Sabah Bizi, Lutfi Basha, Suat Duraj, Ardian Arra, Astrit Hafizi, Ferid Rragami (Ismet Hoxha), Halil Puka, Fatmir Paçrami. Trainer: Xhevdet Shaqiri

Algjeria: Mourad Naim, Omar Betrouni, Mazis, Kheddis , Ighili, Messaoud, Mehdi Cerbah, Oraun, M Safsafi, Grizh (Daudi), Rabah Mengelti (Kurici).

Golat: 1:0 (39’) Sabah Bizi, 2:0 (62’) Halil Puka, 3:0 (75’) Ismet Hoxha

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...