Nëse po mendoni të shkoni ekskursion në Shqipëri nga Thethi në Valbonë, atëherë ky postim është për ju, shkruan wanderlustingk.com.

Unë jam një ekskursionist amator që vendosa të bëj ekskursionin tim të parë ditor kur isha në Shqipëri. E pranoj se ekskursioni nuk eci aq mirë sa do të doja, sepse përfundova duke mbajtur çantën time të madhe të shpinës.

Sidoqoftë, jam shumë i gëzuar që vendosa të bëj ekskursion në Shqipëri. Pamja është e mrekullueshme. Ky postim përmban këshilla për ecje më këmbë nga Thethi në Valbonë, çfarë të merrni me vete dhe çfarë të presësh nga shtegu më i famshëm shqiptar i marshimit.

Nuk është e mundur të marshosh nga Thethi në Valbonë gjatë gjithë vitit për shkak se qafa e malit ka akull në dimër – madje as me makinë nuk mund të shkosh nëpër rrugën e rrezikshme për në Theth.

Nëse do të ecësh nga Thethi në Valbonë, duhet të shkosh gjatë muajve të verës. Ne shkuam në shtator, por kishim ndjesinë e verës. Nuk kërkuam udhërrëfyes, pasi shtegu ishte i lehtë për t’u ndjekur dhe çdo ekskursionist mund të ecte përpara.

Nëse je vetëm, duhet të gjesh bashkudhëtarë të interesuar për udhëtim që në bujtinë përpara se të nisesh për në Theth.

Mirë është të shohësh parashikimin e motit pasi ky marshim është shumë i rrezikshëm në stuhi pasi je duke u ngjitur në malet më të larta në Shqipëri. Mirë është të harxhosh edhe një ditë në rast se moti është i keq.

Nuk ke pse ta bësh vajtjte-ardhje, prandaj është më mirë të planifikosh udhëtimin tënd duke u nisur nga Thethi dhe ecur drejt Valbonës përpara se të vazhdosh më tutje.

Itinerari më i zakonshëm është të shkosh në Fierzë me makinë ku të marrësh tragetin përgjatë liqenit të Komanit përpara se të marrësh rrugën për në Shkodër megjithëse në verë nga/për në Valbonë ka edhe autobusë. Mund të marrësh autobusin për në Gjakovë, Kosovë. Nga Valbona mund ta organizosh me lehtësi udhëtimin duke diskutuar plane me pronarët e hoteleve.

Gabimi më i madh që bëra duke ecur në shtegun nga Thethi në Valbonë, dhe që ju këshilloj të mos e përsërisni: Të mbash një çantë 50 kilogramëshe me vete.

Megjithëse kjo mund të mos jetë problem për dikë me më shumë përvojë si marshues, është e nevojshme të mbash çantën e shpinës nga Thethi në Valbonë në qoftë se nuk ke ndër mend të kthehesh në Shkodër pasi të kesh mbaruar ekskursionin.

Do t’ju rekomandoja të mbani një çantë të vogël ditore me ca rroba për t’u ndërruar për nja dy ditë-dhe ta përdorësh këtë për rrugë. Isha me fat që pata shokë të mirë të cilët më ndihmuan me çantën, por marshimi me të gjitha pajisjet nuk është i lehtë nëse e ke për herë të parë.

Çfarë duhet të marrësh me vete për udhëtimin tuaj nga Thethi në Valbonë?

Aparatin fotografik

Një palë atlete

Krem sepse do të jesh në kontakt me diellin për një pjesë të mirë të udhëtimit

Veshje për marshim dhe rroba për t’u ndërruar

Një shishe me ujë

Bukë

Lekë për katër ditë qëndrimi në hotel, ushqim dhe transport (me 130 euro mbaron punë më siguri për dy vetë)

Një çantë e vogël

Rruga për në Theth

Për të shkuar në Theth u desh të merrnim një makinë të përbashkët dhe ta ndanim me katër udhëtarë të tjerë. Kemi paguar rreth 40 euro për të shkuar nga Shkodra në Theth. Ju mund ta organizoni këtë udhëtim në mënyrë të tillë që të jeni sa më fleksibël dhe të ecni më shumë për në Theth, një nga perlat e pazbuluara të Shqipërisë.

Unë do t’iu rekomandoja të rrinit edhe një ditë më shumë për të shijuar Syrin e Kaltër të Thethit, si dhe të pushoni nëse nuk jeni mësuar të ecni më këmbë për dy ditë rresht.

Na u deshën rreth 8 orë së bashku me një sërë ndalesash. Kishim dëgjuar për njerëz që e bënin rrugën për 3-4 orë, megjithatë ju duhet të jeni një person që ecën shpejt dhe i sigurt. Realisht duhen rreth gjashtë orë me më pak ndalesa,

megjithatë kjo ishte mënyra më relaksuese për të shkuar atje. Rruga është e qartë dhe gjatë sezonit të verës mund të pyesni njerëzit që zbresin shtegun për të treguar drejtimin e duhur.

Rruga nga Thethi në Valbonë është rrugica që përshkon pjesën malore të Shqipërisë (dhe zonës përreth) pëpara se dalësh në rrugën e shtruar. Ende nuk ekziston një rrugë midis këtyre dy zonave, kështu që nëse nuk je i sigurt për mbartjen e sendeve,

mund të punësosh dikë që të t’i sjellë me mushkë. Ju duhet ta organizoni më herët këtë përpara se të niseni edhe pse mund të shihni disa njerëz me mushka afër fundit të udhëtimit.

Na thanë se uji në këtë zonë ishte i sigurt dhe vinte nga burimet malore, prandaj mund të pini nga burimet që hasni gjatë ecjes. (Sigurohuni që të pyesni vendasit në rast se diçka ndryshon!) E mbusha ujin përpara se të niseshim, megjithatë kishte edhe burime të tjera me ujë të freskët gjatë udhëtimit tonë në ngjitje, por edhe në zbritje. Kjo na e lehtësoi ecjen duke qendruar të hidratuar pa qënë e nevojshme për të mbartur sasi të madhe të ujit me vete.

Pikënisja ishte nga një kodrinë që të çonte përreth një pylli. Ne arritëm pranë një burimi që ndodhej në kafenenë e parë gjatë gjysmës së rrugës që të çonte në kodër, i përsosur për një pije të ftohtë.

Pasi arritëm në majë të kodrës së pyllëzuar, ne vazhduam të ecnim përmes një lugine të bukur alpine me pamje panoramike të luginës përpara se të uleshim në një kafene që shërbente byrek dhe kafe (në rast se harroni mëngjesin si unë). Kafeneja ofronte një pamje mahnitëse të maleve.

Duke u nisur nga kjo pjesë e rrugës, gjatë udhëtimit për në kodër jeni të ekspozuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit derisa të arrini në majë.

Rruga drejt majës së Valbonës sa vjen dhe ngushtohet, edhe pse mund të përshkohet nga dy persona përkrah njëri-tjetrit. Sigurisht që është sfiduese kur arrihet në këtë pikë, pasi rruga bëhet mjaft e pjerrët. Sapo të arrini majën e Valbonës,

do të keni mundësinë të gjeni një pikë vrojtimi opsionale në krye, duke i lënë çantat tuaja pranë një shkëmbi të qëndrueshëm. Kur arritëm në majë, gjatë orarit të drekës hëngrëm djathrat që solla nga Holanda.

(Nëse keni lek me vete , mund të ndaloni në kafenet aty rrotull dhe të porosisni byrek.)
Nga maja e Valbonës , rruga poshtë është dredha-dredha dhe me rrëpira me gurë të rrëzuar.

Unë personalisht në të vërtetë e kam të vështirë të eci në kodrat e rrëpira pasi jam një person me pak me përvojë në këto lloj ecjesh , megjithatë kjo pjesë e udhëtimit do të bëhej shumë shpejtë me ndihmën e shkopat e hiking (për ata që janë më pak të sigurt).

Bashkëshorti im nuk pati asnjë problem me këtë pjesë të rrugës dhe praktikisht e zbriti me vrap malin, megjithatë pamjet përpara se të zbrisnim ishin mahnitëse. Në retrospektivë, unë jam i kënaqur që nuk e bëmë më këmbë rrugën nga Valbona në Theth, por u ngjitëm në kodër përmes rrëpirave duke na lehtësuar kthimin në zbritje.

Fundi i udhëtimit

Pasi mbërritëm, ne qëndruam në hotelin “Margjeka” në Valbonë. Ky hotel, i drejtuar nga një grua gjermane, kishte ushqim fantastik dhe një staf tepër miqësor. Nuk kishte shumë opsione në Valbonë, kështu që nëse do të shkosh gjatë sezonit të verës, unë do t’iu rekomandoja të bënit një prenotim të hershëm ose mund të merrni me vete çadrën dhe të kurseni para. (Çmimet e hoteleve në Valbonë janë më të lartat nga ato që pashë në Shqipëri.)

Kur të keni arritur në pjesën më të rrëpirët të rrugës dhe të keni ecur pak përmes një zone të pyllëzuar do të gjeni një kafene tjetër me pije të ftohta. Nëse vazhdoni të ecni do të shihni një fshat përpara se arrini përgjatë një lugine të sheshtë me pamje mahnitëse të Valbonës. Hotelet ndodhen më tej duke ecur përgjatë të njejtës rrugë.