Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër ka bërë me dije përmes informacionit zyrtar situatën për ditën e sotme.

Sipas këtij shtabi të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme me përjashtim të segmenteve që lidhin njësitë administrative me qendrat e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrës.

Për bashkinë Shkodër prefektura thotë se aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit është i bllokuar, në Malin Shoshit ka rreth 80 cm deborë. Aksi rrugor Bogë–Theth, i bllokuar, në Qafë Thorë ka rreth 130 cm dëborë. Nuk ka energji elektrike në njësinë administrative Shosh.

Në tri njësitë e Dukagjinit ka trashësi bore që shkon deri në 80 cm dhe në shumë akse ka prani ngricash si shkak i temperaturavë të ulëta. Në bashkinë Vau Dejës Shtabi i Emergjencave raporton se ë qendër nuk ka probleme dhe po ashtu as në njësitë Bushat dhe Hajmel.

Një njësinë Vig Mnelë akset rrugore në fshatin Vig jane te bllokuara nga ngricat dhe ka patur reshje bore. Në njësinë Temal rruga Koman-Diga e H/Centralit është e pakalueshme. Në njësinë Shllak te gjithe askset rrugore jane te bllokuara.

Ne kete moment bora vazhdon te bie ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative. Nuk funksionojne shkollat. Nga ana e Bashkisë Vau Dejës i është kushtuar kujdes mirëmbajtjes së rrugëve rurale. Shtabi i Emergjencave i Prefekturës bën të ditur se për bashkinë Malësi e Madhe nuk ka probleme dhe se të gjitha rrugët janë të hapura.

Në bashkinë Pukë temperaturat shkojnë deri në -3 gradë dhe trashësia e borës arrin mbi 80 cm. Në njësitë Qelëz, Luf-Qerret, Rrapë ka probleme me disa akse rrugore rurale atje por po punohet për hapjen e tyre.

Nga ana tjetër Shtabi i Emergjencave Civile raporton se Prefekti i qarkut Shkoder Çesk Millja po shqyrton kerkesat e bashkive për mbështetje me mjete, për të nderhyre në normalizimin e situatës së krijuar nga rreshjet e borës.