Europa javëve të fundit është ‘pushtuar’ nga reshjet e mëdha të borës, të cilat po vazhdojnë ende në disa vende, transmeton Gazeta Metro.

Vendet më të prekura nga bora e ngricat janë Gjermania, Zvicra e Austria, derisa në këtë të fundit po thuhet se ka rënë borë deri në 5 metra.

Të trija këto janë prekur nga stuhitë e borës dhe ortekët të cilat deri tani u kanë marrë jetën 26 personave, kurse sot meterologët kanë paralajmëruar për reshje dhe erëra deri në 160 kilometra në orë.

Në provincën e Salzburgut, tani 17.000 njerëz janë të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa shërbimet e shpëtimit dhe të shërbimeve të tjera po punojnë me fuqinë dhe kapacitetin.

Rreziqet e ortekëve gjithashtu e bëjnë trafikun hekurudhor të vështirë dhe disa linja janë të mbyllura.

Kujtojmë se përveç Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës, gjendje më e mirë nuk është as në Greqi.

Atje, për herë të parë pas disa viteve janë shënuar temperatura të ulëta rekord, deri në -27 gradë Celsius